Futbollisti i Shkëndijës, Gledi Mici, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Mbrojtësi i majtë u pyet në lidhje me vendimin e trajnerit Kristian Panuçi për të lënë jashtë portierin Thomas Strakosha dhe për objektivat me skuadrën e Shkëndijës.
LËNIA JASHTË E STRAKOSHËS – “Unë jam futbollist dhe nuk më lejohet të gjykoj një trajner kombëtareje. Në lidhje me vendimin e Strakoshës, unë e pranoj se disiplina është shumë e rëndësishme, por trajneri duhet të ishte treguar më fleksibël, duke pasur parasysh rëndësinë e dy ndeshjeve të kombëtares”.
SHKËNDIJA – “Këtë vit kampion do dalim patjetër, por shpresoj gjatë verës këtë vit që të mbërrijmë në fazën e grupeve të Europa League, ashtu siç bëri Skënderbeu. Shkëndija ka katër vite që i afrohet shumë këtij objektivi, por këtë sezon jemi më të kompletuar. Kontrata? Kam dhe një vit kontratë me Shkëndijën”, përfundoi Mici.