Mici: Nuk i druhemi Mladës, jemi grup fantastik

Mbrojtësi rrëfen emocionet e fitores kundër Kairatit dhe flet në prag të sfidës së turit të tretë, kundër rivalit çek…

Skënderbeu arriti një fitore fantastike kundër Kairat Almatit, duke treguar se di edhe të vuajë, pa rënë pre e panikut dhe pa u frikësuar nga presioni i kundërshtarit. Një pjesë e parë në pritje dhe një pjesë e dytë shpërthyese, me gola e lojë të bukur. Një ndër më të mirët në fushë ishte Gledi Mici, mbrojtësi anësor i cili është bërë si i shtëpisë në Korçë, edhe pse shkoi aty vetëm verën e shkuar. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Mici tregon ndeshjen kundër Kairatit dhe flet edhe për Mladën, që në fakt nuk është se e ka fort në mendje për momentin.

….

– Një fitore fantastike, kundër një rivali që dukej shumë i frikshëm kur u hodh shorti, por pritej edhe sot me pak frikë, të paktën nga tifozët.

– Jo, në fakt ne lojtarët nuk kishim frikë. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Almati dhe e kuptuam që nuk kishim nivel më të ulët se kundërshtari. Sot zbatuam deri në fund detyrat që kishim dhe ia dolëm, një fitore mëse e merituar, që me të drejtë u festua gjatë nga tifozët.

– Reparti yt ishte perfekt, sepse Kairati thuajse asnjëherë nuk depërtoi dot në zonë.

– Nuk duhet kufizuar te një repart, sepse zakonisht po çaluan një oe më shumë reparte, është e kotë. Kundër Kairatit funksionoi e gjithë skuadra, jemi një grup i shkëlqyer, e them realisht, sepse si titullarët, dhe ata që e nisin nga stoli, janë të barabartë dhe kanë një bashkëpunim të mrekullueshëm.

– A u frikësuat kur Lilaj doli me karton të kuq? Ishin minuta kur pritej furi sulmesh nga Kairati…

– Frikë nuk patëm, sepse po luanim mjaft mirë dhe kohë nuk është se kishte mbetur shumë. Skuadra po funksiononte mjaft mirë dhe pastaj goli i dytë na qetësoi përfundimisht.

– Mos ndoshta pati një meritë edhe tifozeria?

– Absolutisht po. Si mund të mos japësh më shumë se 100%, kur stadiumi është i mbushur dhe të mbështet gjithë ndeshjen? Është normale që shtysa e marrë të jetë e jashtëzakonshme, në një stadium thuajse bosh do të kishim vuajtur shumë më tepër. Meqë përmendim tifozët, dua t’i falënderoj, sepse kur e mbushin kështu stadiumin janë vërtet lojtari i 12-të.

– Prej kohësh po flitet për menaxherë që vëzhgojnë lojtarë, me Latifin në fokus, por duke parë dy ndeshjet e fundit, me siguri edhe lojtarë të tjerë kanë rënë në sy, përfshirë ty. Mos ndoshta suksesi ka edhe pasoja, sepse disa lojtarë mund të largohen dhe skuadra mund të dobësohet?

– Në fakt, kjo çështje nuk na takon ne, duhet pyetur klubi. Drejtuesit e dinë mirë ç’bëjnë, e sigurt është që askush nuk mbetet pa u zëvendësuar. Grupi aktual do të jetë deri në mbyllje të aventurës në kupat e Europës, kjo është e sigurt. Nëse pastaj kapim grupet, le të largohet ndonjëri për ndonjë ofertë të mirë, gjendet mënyra për ta zëvendësuar. Klubi menaxhon mjaft mirë skuadrën dhe kjo bën që largimet të mos ndihen.

– Tani e ka radhën Mlada, rival nga Republika Çeke, kampion superior ndaj nesh.

– Të them të drejtën, nuk është se e kemi menduar shumë kë kemi përpara në turin tjetër, sepse kemi qenë të përqendruar vetëm te Kairati dhe gjithë energjitë i ruajtëm për atë sfidë. Tani ndeshemi me Mladën, por i takon trajnerit ta studiojë dhe t’i gjejë pikat e forta e të dobëta, para se të marrim ne udhëzimet. Frikë nuk kemi, këtë e them me bindje, sepse kaluam Kairatin duke luajtur shumë mirë dhe ishte një rival mjaft cilësor, me emra të rëndësishëm në përbërje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online