Akisari rinis sulmin, do Cikalleshin me çdo kusht

Po stërvitet dhe po shënon në miqësore me Bashakshehirin, por Sokol Cikalleshi me shumë gjasa do të kthehet te Akisari, ku mahniti sezonin e fundit.

Sulmuesi ynë mbetet fiksimi i Akisarit, por çmimi i tij e ka frenuar. Tani gjërat po lëvizin, sepse Akisari ka shitur sulmuesin Rodajega te Trabzonspori për 1.5 milionë euro, ndërsa Vaz Te ka ikur në Kinë. Kjo bën që sulmi të jetë bosh dhe Cikalleshi duhet marrë me çdo kusht.

Ndërkaq, vetë Sokoli pret qetësisht, por tani ka marrë një sinjal të qartë se duhet të largohet. Bashakshehiri sapo ka firmosur me sulmuesin Mevlyt Erdinç, futbollist me CV të pasur dhe sezonin e fundit te Metzi. Erdinç projektohet titullar me Adebajorin, ndaj Cikalleshi vështirë se do të pranojë të qëndrojë, duke e ditur se numri i sulmuesve është tepër i madh në Stamboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online