Mezani rigjen një titullar, kundër Laçit pa tifozë

Luftëtari mori tre pikë me mjaft vlera kundër Kastriotit dhe tanimë për momentin e ka lënë vendin e parafundit në klasifikim. Gjirokastritët kanë mundësinë të thellojnë diferencën me Kamzën e vendit të parafundit javën e ardhshme dhe për këtë duhet të mposhtin Laçin.

Kurbinasit kanë pësuar dy humbje radhazi dhe do të udhëtojnë drejt qytetit jugor jo në gjendjen e tyre më të mirë, sidomos në aspektin psikologjik. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë dhe trajneri Mezani e di këtë.

Sikurse dihet, kjo ndeshje do të luhet pa praninë e publikut. Luftëtari është dënuar nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes në shtëpi me Skënderbeun dhe kështu takimi me Laçin do të luhet në qetësi totale.

Për këtë ndeshje trajneri Mezani do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Lejdi Liçaj, i cili në ndeshjen me Kastriotin ishte i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Vlonjati pritet të jetë titullar kundër kurbinasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *