Mezani pranon ofertën, mbetet vetëm firma

Gentian Mezani rikthehet të drejtojë një skuadër pas pushimeve të verës. Vlonjati ishte vjet në krye të Laçit dhe u rendit në vendin e katërt në kampionat, si dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Me kokën lart u largua nga kurbinasit dhe tashmë është Luftëtari klubi që e ka bindur Mezanin. Palët kanë gjetur dakordësinë dhe tanimë pritet të mbërrijë në Gjirokastër për të firmosur dhe vijuar punën me skuadrën.

Edhe në të shkuarën Luftëtari ka tentuar të bashkëpunojë me Mezanin, por për arsye të ndryshme nuk u bë realitet. Vlonjati pason në pankinë sllovenin Millosh Kostiç, i cili në katër javë kampionat ka dalë i mposhtur.

Për Mezanin do të ketë goxha punë për të bërë, pasi gjendja e bluzinjve nuk është aspak e mirë pas disfatave radhazi të pësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online