Mezani: Nuk doja lojë të bukur, por pikët

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja kundër Kukësit, në një sfidë ku Laçi luajti shumë mirë, por nuk diti të shënojë. Në fund pati edhe një penallti që nuk u pa nga arbitri, por Mezani nuk bën polemika.

“Kam gjithë javën që ua përsëris lojtarëve, minutat e para janë shumë të rëndësishme dhe duhet përqendrim maksimal. Është ndeshja e dytë që pësojmë gol që në fillim, por nëse me Luftëtarin reaguam, sot as fati nuk ishte me ne. Nuk është vetëm fati, sepse lojtarët e mi nuk patën qetësi para porte dhe duhej të ishin më të saktë, më të kujdesshëm.

“Loja e mirë që bëmë sot nuk ka shumë vlerë, nëse nuk merr pikë. Kukësi mori 3 pikët dhe është më i lumtur sot, ndaj do të preferoja të luanim më keq dhe të fitonim. Megjithatë, po tregojmë që dimë të luajmë mirë futboll.

“Goli i Shametit? Ai ishte një për një me Gjonin dhe i shpëtoi në mbulim. Në këtë ndeshje kisha mbulim një për një Gjoni me Shametin dhe Rexhinaldo me Gurin. Ishte një mungesë përqendrimi në atë moment, sepse më pas Gjoni e mbuloi mirë.

“Ndërrimet? Skuadra po luante shumë mirë dhe nuk duhej të ndërroja askënd, por ndërrimi i parë erdhi për dëmtim. Më pas duheshin lojtarë të freskët, që e luanin topin, duke tentuar të depërtonim nga qendra. Nuk ia dolëm dot, edhe pse luajtëm shumë mirë, por mungoi pak fati dhe qetësia.

“Gjykimi? Nuk mund të flas, duhet të merrem me pjesën që më takon të përmirësoj. U mora një herë vjet me gjykimin dhe nuk ka për të ndodhur më. Duhet të shohim punën tonë dhe të përmirësohemi nga dita në ditë. Le të komentojnë specialistët, edhe pse duket qartë që është 11-metërsh faulli ndaj Xhixhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online