Cungu: Ndeshja më e dobët, por rëndësi kanë pikët

Trajneri i Kukësit Armando Cungu nuk ishte aspak i kënaqur për lojën që skuadra e tij ka zhvilluar. Pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” theksoi:

“Bëmë një nga ndeshjet më të dobëta që kemi luajtur, por më gëzojnë pikëte marra. Djemtë treguan karakter dhe ditën për të marrë fitoren. Duhej të luanim një ndeshje tjetër, por kundërshtari na e vështirësoi lojën”.

“Lojtarët duhet të jenë më të qetë, pasi kemi humbur raste të mira, ku mund të veçoj rastet me Ethemin në pjesën e parë. Duhet të përmirësohemi edhe në aspektin e shënimit të golave”.

“Lejohen vetëm 4 lojtarë të huaj në fushë dhe kjo gjë është jo pak probleme. Sot u detyrova të bëj disa ndryshime të detyruara”.

“Nuk është normale që të flasim për titull. Nuk është e thjeshtë sidomos në Shqipëri, ku nuk ka garanci as në ndeshjet me ekipin e vendit të fundit. Ka disa ekipe me cilësi, por Kukësi është ndër 3-4 ekipet pretendente. Të shohim ndeshjen e radhës, pa menduar shumë gjatë”.

Vesel Limaj ishte lojtari i ndeshje sdhe për “Supersport” u shpreh:  “Kam luajtur gjithnjë me Musollin më parë dhe ndihesha mirë me të. Tani është lënduar dhe me Shkodrën them se po përshtatem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online