Arratiset Vllaznia, Erzeni e Pogradeci goleada. Bylisi merr kreun në grupin B

Vllaznia dhe Bylisi kryesojnë në Kategorinë e Parë. Shkodranët bënë detyrën sot kundër Vorës, teksa fituan duke shënuar tre herë në portën e miqve. Takimi u mbyll 3-1, pasi Fuçija shënoi në shtesë. Lika, Hajdari dhe Zogaj ishin autorët e golave të shkodranëve.

Erzeni ka “shkatërruar” Shënkollin me rezultatin 5-0 dhe ka parakaluar Dinamon në vendin e dytë në klasifikim. Blutë u thyen në shtëpi nga Korabi. Hoxha me penallti dhe Skuka ishin autorët e golave për dibranët. Tre pikë edhe për Besëlidhjen, që mposhtën Ilirinë me golin e Hoxhës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

Grupi A
E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00

Erzeni-Shënkolli 5-0
Shënues: Dragoshi 24′, Goxha 41′, Dakavelli 48′, Troplini 71′, Mara 88′
Vllaznia-Vora 3-1
Shënues: Lika 31′, Hajdari 52′, Zogaj 54′ / Fuçija 91′
Besëlidhja-Iliria 1-0
Shënues: Hoxha 66′
Dinamo-Korabi 0-2
Shënues: Hoxha 29′ (pen.), Skuka 88′

E diel, më 4 nëntor, ora 14:00
Veleçiku-Burreli

Bylisi në Berat ka marrë kreun në grupin B, pasi ka mundur 1-2 Tomorin. Kofi dhe Liçkollari arritën të shënonin në pjesën e parë, ndërkohë që Koleci ngushtoi shifrat për vendasit. Pogradeci në shtëpi nuk e ka falur Elbasanin e vendit të fundit, duke i shënuar katër gola.

Egnatia, fitoi në limite 2-1 me Turbinën. Rrogozhinasit shënuan të parët, por nuk e ruajtën dot avantazhin. Vendasit e dominuan lojën dhe në shtesë me Broshkën realizuan golin e fitores. Ndryshe ndodhi në Orikum, ku vendasit dhe Apolonia nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Grupi B
E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00

Pogradeci-Elbasani 4-1
Shënues: Ivani 11′, Liçkollari 32′, Osmanllari 55′, Berberi 82′ / Brahimaj 61′ (pen.)
Tomori-Bylis 1-2
Shënues: Koleci 45′ / Kofi 2′, Liçkollari 20′
Oriku-Apolonia 0-0
Egnatia-Turbina 1-1
Shënues: Ruço 2′, Broshka 97′ / Osuagu 37′

E diel, më 4 nëntor, ora 14:00
Besa-Lushnja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online