Ibra te Milani? Leonardo “i mbyll” derën

Milan merkaton e verës bëri afrime të shumta në stafin drejtues. Përveçse presidentit të ri, në Milano u afrua dhe dyshja Leonardo-Maldini. Një lëvizje kjo që u mbështet shumë edhe nga tifozët. Gjithashtu merkatoja e bërë nga Leonardo ishte mjaft e mirë, teksa Milan afroi lojtarë si Higuain, Kaldara apo Kastijeho e Laksalt.

Ditët e fundit Milan është përfolur dhe për një rikthim të Zlatan Ibrahimoviç. Zërat e ditëve të fundit e shohin suedezin si një transferim të mundshëm të kuqezinjve në merkaton e janarit, për ta pasur në ekip deri në fund të sezonit. Pikërisht për këtë çështje ka folur Leonardo, i cili është shprehur se transferimi i gjigantit suedez te Milan është diçka e vështirë për të ndodhur.

“Ibra ka lidhje shumë të ngushtë me Milanin, të gjithë e dinë këtë. Nuk mund ta mohojmë se është më shumë se një mendim i shkurtër që kalon në mendje, pasi ai është i jashtëzakonshëm dhe ka karakteristika shumë të veçanta, por nuk besoj se do të jetë e mundur”, deklaroi braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online