Problemet më të shumta të Milanit pas dëmtimeve, duket se janë në mesin e fushës, ku dy nga tre titullarët e fillim sezonit janë të dëmtuar. Lukas Bilja, Xhakomo Bonaventura dhe Frank Kesi, formonin treshen e mesfushës në fillim të sezonit për kuqezinjtë.
Tashmë kur kanë kaluar diçka më shumë se dy muaj nga nisja, Bilja dhe Bonaventura janë të dëmtuar dhe koha e rikuperimit e tyre është të paktën katër muaj. Ky fakt sjell me domosdoshmëri futjen në merkato për ekipin kuqezi për gjetjen e një mesfushori.
Leonardo ka nisur të ketë idetë e tij dhe një nga hipotezat e ditëve të fundit duket se është Amadu Diavara. Mesfushori, i cili aktivizohet me Napolin, nuk po arrin të gjejë hapësira këtë sezon dhe ardhja e Fabian Ruiz i ka bërë gjërat akoma më të vështira për të.
Milan mendon formulën e huazimit, por duhet të vijë aprovimi i Karlo Ançelotit që ky transferim të kryhet. Ndoshta me fillimin e merkatos, mund të kemi diçka konkrete mes dy klubeve për arritjen e një marrëveshje.