Mesazhi i koduar, Rexhinaldo e mbyll me Kukësin?

Rexhinaldo, edhe pse garanton gola, është një “minë me sahat”. Sulmuesi nga Mozambiku është nga ata që nuk duron shumë t’i flasin. Këtë e thonë të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar në të shkuarën. Te Laçi pati probleme, ndërkohë që edhe te Kukësi janë krijuar situata të pakëndshme.

Edhe një ditë më parë pati probleme, teksa gjatë nxehjes u largua drejt dhomave të zhveshjes. Një debat e ka nervozuar atë, por më pas është qetësuar dhe u aktivizua nga minuta e parë. Sulmuesi ishte protagonist, teksa pati dy mundësi shënimi në shtesat e secilës pjesë.

Ndërkohë, Rexhinaldo si zakonisht pas ndeshjeve ka bërë postimin e radhës në rrjetet sociale. “Një muaj tjetër. Mjaft”, shkruan sulmuesi. Domethënia mbetet për t’u zbuluar, por gjasat janë ta ketë për kontratën dhe mbylljen e bashkëpunimit me Kukësin, pikërisht në fund të muajit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *