Mervejl, shitja tani bëhet detyrim

U tha e u stërtha gjatë gjithë sezonit se Mervejl Ndokit ishte një ndër lojtarët më interesantë të Tiranës dhe disa klube të huaj ishin interesuar për të. 18 vjeç, futbollist i kombëtares së Kongos dhe titullar që në sezonin debutues në Superiore, ku shënoi edhe 5 gola, me të drejtë Mervejl është trumbetuar si xhevahiri i klubit bardheblu.

Megjithatë, tashmë ky xhevahir nuk do të ketë më asnjë vlerë, nëse nuk shitet këtë verë. Një sezon tjetër në Kategorinë e Parë do të ishte fatal për klubin dhe vetë lojtarin, pasi është e qartë që askush nuk ka interes për një lojtar të Kategorisë së Parë. Tirana shpreson ta reklamojë në Europa League, por nëse më herët vjen ndonjë ofertë joshëse, do ta pranojë me vrap. Dy menaxherë të huaj, me dijeninë e Tiranës, kanë ndjekur Mervejlin në finalen e kupës, ku paraqitja e Mervejlit ishte mjaft pozitive. Në teori, Tirana kërkon rreth 500.000 euro, por është e qartë që edhe për më pak se aq gjithçka mund të mbyllet me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online