“Merr masat dhe rrezikon pak”/ Kumbulla një nga më të mirët, zbulon fjalët e Murinjos: Na tha të hynim më të këqinj

Roma ka marrë një fitore minimale me rezultatin 0-1 kundër Viteshes, në një ndeshje ku vendosi goli i Oliveiras. Nga minuta e parë në këtë sfida ka qenë edhe Marash Kumbulla, i cili ka qenë një nga më të mirët në fushë për verdhekuqtë.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson mbrojtësin shqiptar me notën 6,5, ndërsa shkruan: “Në zonën e tij ka një klient të vështirë si Domgjoni, një nga më të mirët në fushë. Ai vuan por ngadalë merr masa dhe rrezikon shumë pak”.

Ndërkohë vetë 21-vjeçari ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka treguar çfarë u ka thënë Murinjo në dhomën e zhveshjes. “Sigurisht që ai nuk ishte i lumtur, por as i zemëruar. Ai thjesht na tha gjërat që të përmirësonim dhe të përpiqeshim të luanim edhe nëse fusha e bënte të vështirë dhe të ktheheshim në pjesën e dytë më të këqinj dhe më të vendosur”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online