“Meritat i shkojnë Murinjos”, menaxheri i Romës shpjegon rritjen e Kumbullës: Tani është lojtar i rëndësishëm për ne

0

Tiago Pinto ka folur për mikrofonin e “Sky Sports” përpara fillimit të sfidës mes Viteshes dhe Romës. Liga e Konferencës është një objektiv për klubin italian, teksa menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve ka theksuar se dëshiron të ngrejë trofeun në “Air Albania”. Më tej Pinto është pyetur edhe për rritjen e Marash Kumbullës dhe për këtë pjesë sipas tij meritat ndahen mes mbrojtësit dhe Murinjos.

“Ne duam ta fitojmë këtë kompeticion. Tashmë nga formacioni mund të shihet dëshira jonë për ta sjellë këtë ndeshje në shtëpi. Rritja e Kumbullës? Meritat i shkojnë djalit dhe Murinjos, një trajner i madh që e bëri lojtarin të përmirësonte pikat e tij të dobëta. Ai tani është një lojtar i rëndësishëm për Romën”, ka deklaruar Tiago Pinto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.