Skuka është Broja i Superiores? Mehmeti e ul me këmbë në tokë: Nuk krahasohet me të tillë lojtar, nuk ka bërë asgjë deri tani

0

Dora e Dritan Mehmetit te Partizani është dalluar qartë këto javë, duke e nxjerrë skuadrën nga kriza në të cilën ndodhej, për të rikthyer kështu në garën për një vend në Kupat e Europës. Trajneri i të kuqve ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “Sport News“ në “News 24“, ku ka rrëfyer marrëdhënien me presidentin Demi dhe drejtorin Rama, si dhe ka komentuar krahasimin e talentit Skuka si Broja i kampionatit shqiptar.

“Jo vetëm presidenti Demi është i veçantë, sepse është një nga presidentët më me eksperiencë. Ka një cilësi të jashtëzakonshme, komunikimin. Por edhe të lë të punosh i qetë. Nuk ndërhyn. Edhe kur kemi dalë kampion tre herë e ka takuar skuadrën. Por edhe tani që unë jam trajner, shumë pak takime. Edhe kur i bëjmë takimet është një president që vetëm të jep kurajo dhe nuk ndërhyn fare. Për sa i përket drejtorit, ai ka një specifikë tjetër. Pikërisht prandaj quhet drejtor, sepse duhet të merret me organizimin, me gjithë menaxhimin, prurjet dhe largimet e lojtarëve, pjesën e stafit. Duam apo s’duam ai është një pjesë kryesore që duhet patjetër të kemi komunikim. Kam komunikim të vazhdueshëm për të mirën e punës dhe patjetër që gjatë gjithë kohës është një pjesë e drejtorit që ai ka qenë sportist dhe e di fare mirë si organizohet një skuadër. Pastaj te pjesa teknike nuk bëhet fjalë, sepse është shumë moderator. Thjesht bisedojmë, por asnjëherë nuk kam qenë i kushtëzuar apo të ndërhyjë.

Krahismi i Skukës me Brojën nga Ledio Pano? Duke pasur parasysh Brojën dhe Ledio Panon, besoj se Ledio Pano është një nga legjendat e skuadrës së Partizanit. Nuk bën mirë që e krahason me të tillë lojtarë, sepse Skuka duhet të rrijë me këmbë në tokë. Akoma nuk ka arritur në atë nivel. Jam munduar shumë që të rrijë në ekuilibër, sepse është një shans që të vjen një herë në jetë të jesh pjesë e Partizanit. Mundohem që të punoj shumë taktikisht, ka shumë nevojë për të punuar. Ishte një element që e kam evidentuar që nga Kategoria e Parë, plus edhe te Dinamo. Bëra kërkesën bashkë me drejtorin dhe në momentin që ishte i lirë nga Dinamo dhe e pozicionova aty ku mendoj që jep më mirë. Ai jep si sulmeues kryesor. Shpresoj të vazhdojë me këtë ritëm, sepse nuk ka bërë asgjë deri tani.

Ngashmëria me Piolin në veshjen e derbit? Për të qenë i sinqertë, e kam vënë re këtë ngjashmëri. Ka qenë koiçidencë. Unë përfaqësoj ngjyrat e Partizanit. Përveç modelit të flokëve që kam me trajnerin e Milanit, përfaqësoj ngjyrat e Partizanit dhe mundohem ta përfaqësoj ashtu siç e meriton Partizani. Megjithatë unë kam modele dhe në kurset që kemi bërë për trajner, Franko Ferrara, një lektor italian ka thënë: “Trajneri duhet të jetë kopjues dhe krijues“. Kështu që unë kopjoj dhe krijoj, kam identitetin tim. Kam shumë trajnerë që i kam përzemër, një nga këta është edhe Pioli. Por më shumë anoj nga Simeone i Atletiko Madridit, por edhe nga Guardiola dhe Klop”, ka deklaruar Dritan Mehmeit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.