Merr fund stresi i portës, Roma akord me pasuesin e Olsen

Roma pati shumë probleme gjatë sezonit të kaluar dhe një nga repartet më të dobëta ishte porta. Suedezi Robin Olsen nuk u paraqit në nivelin e kërkuar dhe disa gabime të tij i kushtuan pikë të rëndësishme verdhekuqve.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe për një “gardian” cilësor dhe ia kanë dalë. Roma ka arritur akordin zyrtar me Betis për shërbimet e Pau Lopez.

Portieri 24-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Serie A. Në arkat e ekipit andaluzian do të shkojnë 20 milionë euro dhe përqindja e shitjes në të ardhmen e Sanabrias, një vlerë rreth 7 milionë euro.

Lopez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë sezonale prej 2 milionë eurosh. Spanjolli do të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseka me datë 9 gusht, atëherë kur do të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *