Ishte shokuese deklarata e babait të Denis Çerishev para Kupës së Botës se djali i tij kishte marrë substanca të ndaluara. Ndonëse i ati i lojtarit rus theksoi se ishte gabuar më pas, nuk mund të kalonte pa një hetim nga federata spanjolle ky rast.
Pas analizave të anti-doping ka dalë dhe përgjigja. Ylli rus është i pastër dhe diçka të tillë ai e ka njoftuar përmes një postimi në “twitter” ku ka shpërndarë dhe përgjigjen që ka shkuar në adresën e klubit të tij.
Shumëkush ngriti vërtetë dyshime për këtë çështje, pasi performancë e skuadrës ruse në Kupën e Botës ishte vërtetë e habitshme. Gjithsesi, përgjigja e analizave dëshmon të kundërtën dhe lojtari i Valencias. 27-vjeçari do të vijojë i qetë të shohë përpara, për të dhënë më të mirën me klubin e tij. Çerishev e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Spanjë, ku është aktivizuar dhe me ekipin e Real Madrid.
— Denis Cheryshev (@Cheryshev) September 13, 2018