Merr fund gjithçka, Vangjeli zyrtarizon të ardhmen

Skënderbeu ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. Trajneri Orges Shehi po ndërton me shumë kujdes skuadrën për edicionin që po vjen, pasi pretendimet janë madhore.

Ndonëse stërvitja ka pak ditë që ka nisur dhe disa nga titullarët e skuadrës që mbylli sezonin e shkuar kanë qenë në pikëpyetje, një prej të cilëve ishte dhe Krisi Vangjeli. Gjithsesi, dilemat kanë marrë fund sot, pasi mbrojtësi korçar do të vijoj aventurën e tij në qytetin e lindjes. 32-vjeçari shqyeri një mundësi për një transferim jashtë vendit, por duke qenë se nuk ju përmbushën kushtet që ai kishte vendosi që të qëndronte tek Skënderbeu.

Mbrojtësi ka nënshkruar që nga Selaniku, ku ndodhet aktualisht dhe në mbrëmje do të mbërrijë në Korçë, për të nisur nga nesër përgatitjet për edicionin e ri. Një lajm mjaft i mirë për Shehin, që do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve me më shumë eksperiencë. Vangjeli prej një sezoni e gjysmë luan me skuadrën korçare, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online