“Çmendet” Juvja, gati goditja e radhës

Juventus ka bërë goditjen më të bujshme të kësaj mëkatoje, pasi afroi Kristiano Ronaldon. Portugezi ju bashkua “zonjës së vjetër” vetëm pak ditë më parë, një lajm që i ka entuziazmuar shuam tifozët bardhezinj që tani ëndërrojnë Champions-in.

Gjithsesi, drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë paralajmëruar se do të ketë të tjera goditje të bujshme këtë merkato. Skuadra nga Torino duhet të tregohet e kujdesshme për të ruajtur ekuilibrat financiare, pasi transferim i Ronaldos ishte jo pak i kushtueshëm.

Një ndër lajmet që ka qarkulluar në Itali është ai i largimit të mundshëm të mesfushorit Miralem Pjaniç. Boshnjaku preferohet nga disa skuadra në Europë që janë të gatshme që të blejnë kartonin e lojtarit, ku mund të vecochet këtu Barcelona apo dhe Mançester Siti. Në një situatë të tillë, Juvja do të arkëtonte një shifër të kënaqshme si dhe do i hapte derën një tjetër transferimi të bujshëm.

Ashtu siç raporton “Tuttosport”, pasuesi i Pajniç mund të jetë Pol Pogba. Do të ishte një rikthimi në Torino për francezin, pasi vetëm 2 edicione më parë “zonja e vjetër” përfitoi plot 105 milion euro. Edhe pse në dukje është një operacion i vështirë, Juventus e ka marrë shumë seriozisht merkaton dhe duket gati që ta rikthejë mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online