Sfida e CR7, të mundë Milanin në… twitter

Juventus është “diktator” në Itali sa i përket fushës së blertë, por dhe anës financiare. Pjesa tjetër e skuadrave duken ende larg “Zonjës së vjetër” që vijon të bëjë para.

Afrim i Kristiano Ronaldos në skuadër ka rritur cilësinë në ekip, por në anën tjetër është ka pasur ndikim dhe në marketing, ku shitja e fanellave po i arkëton shifra të mëdha skuadrës nga Torino.

Po ashtu që pas afrimit të Ronaldos, Juventusit i janë rritur dhe ndjekësit në rrjete sociale, me një ritëm të jashtëzakonshëm. Siç dihet CR7 ka tifozët e tij personal, që e ndjekin kudo që ai shkon.

Gjithsesi, dominimi i Juventusit ka një kufi, dhe bëhet fjalë për numrin e ndjekësve në “Twitter”. Milani del i fituar në këtë “betejë” me bardhezinjtë, të cilët kanë vetëm 500 mijë ndjekës më pak. Në “Instagram” dhe në “Facebook”, Juventius ka një numër shumë herë më të lartë ndjekësish se Milani dhe Interi, që janë dy skuadrat më të mëdha në Itali.

Më poshtë po ju sjellim dhe shifrat e ndjekësve të këtyre tre klubeve. Mbetet për t’u parë nëse efekti CR7 do të bëjë që Juvja ta kalojë dhe Milanin.

 

Ndjekësit e tre skuadrave më të mëdha në Itali

Skuadra   Facebook    Instagram    Twitter

Juventus  33 milion   11.6 milion  6.12 milion

Milan     24 milion   4.4 milion   6.67 milion

Inter     10 milion   1.9 milion   1.57 milion

Efekti CR7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online