Merr fund, Barça paguhet për Nejmarin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tashmë është zgjidhur edhe problemi i vogël i pagesës së 222 milionë eurove: Nejmar është zyrtarisht një ish-futbollist i Barcelonës, sepse pagesa është depozituar në llogari të klubit.

Paradite LaLiga spanjolle refuzoi pagesën e klauzolës, me arsyetimin se nuk pranon një shumë së cilës nuk i dihet prejardhja.

Tani Barcelona njofton se avokatët e Nejmarit kanë shkuar në zyrat e klubit dhe kanë kryer direkt pagesën, pa ndërmjetësinë e LaLigas.


Kështu, Nejmar nesër pritet të prezantohet si superstar në Paris, por ndërkohë ka hyrë në histori si transferimi më i shtrenjtë në histori, sa dy Pogba e ca “qindarka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *