Merkatoja te Milani, Leonardo i përqendruar në dy pista

Lukas Paketa dhe Kristof Piatek ishin padyshim dy baste të fituara të Leonardos, sidomos mesfushori brazilian, të cilin shumë pak e njihnin. Tashmë, drejtori i ekipit të Milanit po përgatitet për merkaton e ardhshme, ku pse jo, mund të bëjë goditje të tjera të suksesshme.

Objektivat ku Leonardo do të përqendrohet dhe po punon momentalisht, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane duket se janë dy: Sant-Maksimin dhe Everton.

Emri i parë u tentua që në janar, por nuk u gjet marreveshja me Nicën. Gjithsesi, në verë do të tentohet përsëri për 22-vjeçarin, për të cilin, drejtuesit francezë kërkojnë 30 milionë euro.

Emri i dytë është Everton. Për të po përgatitet një operacion “Paketa 2”, pasi sulmuesi luan për Gremion dhe paraqitjet e tij kanë lënë mbresa të mëdha te Leonardo. Tashmë, pritet me interes se si do te shkojnë këto dy pista për merkaton e ardhshme te Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online