Merkato varet nga KAS-i, Fakiç: Kemi një plan, do jemi më të fortë!

Feronikeli kaloi në turin e parë të Champions League, ndërkohë që edhe Prishtina synon të kalojë paraeliminatoret Europa League. Në Kosovë presin fitore bindëse, por është Haris Fakiç, drejtori sportiv i Skënderbeut, ai që kërkon t’i ulë me këmbë në tokë.

“Skuadrave tona u mungon eksperienca. Ndoshta kundërshtarët janë të dobët, por duhet ta dimë që këto skuadra marrin pjesë prej vitesh në Evropë. Ky është i vetmi avantazh ndaj ekipeve kosovare”, u shpreh Fakiç, i cili pret që edhe Prishtina të kualifikohet.

MERKATO E KORÇARËVE – Skënderbeu, sikurse ka bërë zakonisht, do kërkojë të afrojë lojtarë nga Kosova. Për Gazetaolle.com, Fakiç ka shtuar: “Skënderbeu ka pasur shumë futbollistë nga Kosova, të cilët jo rastësisht kanë qenë pjesë e jona”.

“Shumë emra nga Kosova, si Bernard Berisha, Liridon Latifi, Agim Zeka, Fidan Aliti, Enis Gavazaj e Suad Sahiti janë shitur në Evropë. Të gjithë janë prodhim i futbollit kosovar, prandaj jam i bindur që kualiteti nuk mungon. Gjithsesi duhet më shumë kohë dhe eksperiencë në garat ndërkombëtare”.

VENDIMI I KAS – “Siç e dini jemi në pritje të vendimit përfundimtar të KAS-it dhe çdo veprim do të bëhet pas tij. Sigurisht që rreth transferimeve kemi objektiva edhe në Kosovë, por nuk kisha dashur të tregoj emra për momentin. Ne do të vazhdojmë t’iu besojmë futbollistëve nga Kosova”.

“Shpresojmë te drejtësia, sigurisht që presim vendim pozitiv. Do të kthehemi më të fortë, pasi kaluam një periudhë të shëmtuar me shumë spekulime. Gjithsesi, ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”, përfundon Fakiç deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online