Merkato, privatizimi dhe planet e Flamurtarit: Idrizi i thotë të gjitha

0

Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol”, foli gjerë e gjatë për klubin e tij.  “Kam katër vite me Flamurtarin dhe me Kukësin kam fituar vetëm një finale. Është hera e parë që fitojmë, pasi kemi pasur vetëm rezultate negative”.

“Mungoi Gjici? Shako, të lutem mos i hap udhë rrugëve të komplotit (qesh)”.

“fusha? Në kohën e spërkatjes është hedhur dyfishi. Në ndeshjen me Skënderbeun do shihni fushën në kushte të tjera. Do rimbillet fusha. Baza e fushës është në rregull. Për dy-tre javë është gati. Është e katërta herë që bëhet fusha. Ndryshojnë temperaturat këtu, në krahasim me ato në Korçë”.

“Administrator apo president? Do quhem kështu derisa Shqipëria të ndahet nga komunizmi. Sinqerisht dua t’iu them, më vërtetoni se në sport ka kapitalizëm në Shqipëri. Kini parasysh, nuk është kapitalizëm. Vetëm Partizani është privat. Të tjerat janë të lidhura me ente publike. Menaxhojnë vetëm aktivitetin, jo asetet”.

“Ligji i Sportit në Kosovë, 30% të TVSH shkarkohet. Nëse nuk ndodh kjo, sporti nuk do të ketë zhvillim”.

“Është e vështirë të merresh me futboll, pasi nuk është fusha ime. Unë e shoh si biznes. Për ne të ardhurit në futboll është e vështirë”.

“Licencimi dhe roli i bashkisë me borxhet? Nuk parashikoj dot, shpresoj të shkojmë në Europë. Me bashkinë kemi të njëjtën situatë, këshilli nuk i njeh borxhet qe kemi paguar ne. Deri më tani askush nuk e merr përsipër. Ka një problem, kryetari bashkisë më thotë se nuk kemi borxhi. Borxhin real ata thonë qe e kanë ngarkuar. Problemi është se janë borxhe të mbledhura nga menaxhimi i mëparshëm. Do shkojë në gjyq kjo punë. Dikush më kthen përgjigje në ‘Facebook’, dikush më thotë që do mblidhet këshilli. Janë 400 e ca mijë euro borxhe. Askush nuk merr përsipër të mbrojë firmën e vet”.

“Kam tejkaluar të drejtën time të përdorimit të budallëkut me Flamurtarin”.

“Ëndrra më e madhe në aspektin sportiv? E para dhe e fundit është “Vlora Sport”. Motoja ime është jo vetëm një klub. Duam të kalojmë në stad tjetër, të bëjmë një klub modern. Për atë që ndodh në fushë, me injorancën time nuk kam çfarë t’u kthej përgjigje”.

“Hasani i Shkëndijës e kam kërkuar, më tha se pres një ofertë nga Arabia dhe do vij te ju. I kemi thënë edhe Ekuban të dëgjojë ofertën tonë”.

“Përpiqem të mos e poshtëroj qytetin dhe fanellën që ka. Kale? Çështja është në DHKZHK. Na ka thënë se jam i lirë. Ai na ka thënë se nuk është firma ime ajo te Kukësi. I kam thënë ta zgjidhë, ose me kriminalistikën. Nëse është i Kukësit, të shkoje aty. Nëse është i lirë, është i yni”.

“Buxheti për Ekubanin? I kemi ofruar t’i paguajmë gjysmën e pagës. I kam bërë ofertë 250 mijë euro Ferhan Hasanit. Duhet ta çojmë tregun që të ofrohen shumë”.

“Maçaç? Është e vërtetë pjesërisht. Është pak interesant me shokët me sjelljen e tij dhe kjo bën që të stepemi për të marrë një vendim”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.