Blerja e radhës e Napolit vjen nga kampionati turk. Klubi i Fenerbahçes ka konfirmuar me anë të një komunikate arritjen e një akordi për transferimin e talentit 19-vjeçar Elif Elmas. Ditën e sotme futbollisti do të udhëtojë drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore.
Elmas është lindur dhe rritur në Shkup në një familje te minoritet turk në Maqedoninë e Veriut dhe është formuar në akademinë e klubit të Vardarit.
Adoleshenti është një ndër talentet më të mëdha të futbollit maqedonas në vitet e fundit. Mesfushori me tipare sulmuese ka debutuar në moshën 17-vjeçare për përfaqësuesen e shtetit fqinj.
Gitti?in yerde de par?l par?l parlaman dile?iyle! ??
? https://t.co/0YyRqhOsV4 pic.twitter.com/OWDYujLOKu
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 22, 2019
Mediet turke raportojnë se nga ky transferim Fenerbahçe do të përfitojë 15 milionë euro.