Merkato cilësore, Turbina zyrtarizon ish-futbollistët e Kukësit dhe Tiranës

Turbina ka zyrtarizuar dy blerje brenda pak minutash. Klubi nga Cërriku ka siguruar firmat e Albi Koldashit, nga skuadra e Elbasanit dhe që ka qenë pjesë e Kukësit, si dhe Mateus Levendi, i cili u transferua nga Burreli dhe që ka qenë pjesë e Tiranës për dy sezone.

Koldashi është 22-vjeç, një produkt i akademisë së Kukësit dhe që ka mbajtur veshur edhe fanellat e Besës së Kavajës dhe Elbasanit. Në sezonin e fundit, mesfushori luajti 11 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe shënoi një gol.

Ndërsa Levendi, 26-vjeç, ka luajtur për Tiranën në sezonet 2011-12 dhe 2017-18, ndërsa dy sezonet e fundit ka mbrojtur fanellën e Burrelit, me të cilët ka luajtur 35 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe ka shënuar 4 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *