Meritan Shabani i lëkundur, e “josh”… Gjermania

0

Meritan Shabani, lojtari i Bajernit të Mynihut, është një dëshirë e Shqipërisë dhe Kosovës. FSHF dhe FFK kanë bërë tentativat e tyre. E tha trajneri i Shpresave Alban Bushi, e konfirmoi edhe Kristian Panuçi, i cili madje nuk ngurroi të shprehë indinjatën e tij për faktin se shpesh nuk marrin përgjigje.

Trajneri i Kosovës, Bernard Shalande, shprehet i bindur se Shabani do të jetë pjesë e Kosovës, por në momentin e duhur. Gjithsesi i riu pret edhe Gjermaninë. Ka ende shpresa dhe akoma nuk ka vendosur. Shqipëria dhe Kosova presin.

“Ka shuam lojtarë që i kemi në fokus dhe një nga ata është edhe Meritan Shabani. E do edhe Shqipëria, unë kam pasur një takim me familjarët e tij që janë shprehur se do të luajë me Kosovën. Do t’i lëmë kohën e duhur për të vendosur. Kur të ndjehet gati, do të vijë”, tha Shalande në konferencën për shtyp.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.