Mërgjyshi: Vendi i dytë, domethënës për Dinamon

Dinamo mposhti pastër Erzenin në fundjavë dhe tashmë pozicionohet në vendin e dytë në klasifikim. Blutë mendojnë për përballjen e radhës, ndërkohë që drejtori teknik Artan Mërgjyshi flet në lidhje me garën në grupin A dhe objektivin për të ruajtur pozicionin e dytë në tabelë.

Për SportEkspres.com, Mërgjyshi deklaron: “Katër skuadra, thuajse jemi futur në një mini-kampionat për të siguruar vendin e dytë në Grupin A. Është një pozicion simbolik, por për Dinamon është shumë domethënës. Deri në fund ky është objektivi ynë. Rivaliteti do të jetë shumë i fortë, edhe pse jemi katër skuadra që kemi dalë jashtë synimeve të këtij sezoni”.

Më tej Mërgjyshi flet në lidhje me përballjen e radhës me Besëlidhjen. Pavarësisht se Dinamo nuk do të jetë e plotë, drejtori teknik thekson se synojnë të fitojnë në Lezhë. “Organika nuk do jetë e plotë në sfidën me Besëlidhjen, por kjo nuk na pengon të synojmë fitoren. Rikthehet Muça dhe mungon Allmuça, këto janë lëvizjet në formacionin e kësaj jave për Dinamon”, përfundon Mërgjyshi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *