Laçi do të ndeshet të shtunën me Teutën, në një sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”, pasi stadiumi i kurbinasve është në rikonstruksion. Kujtojmë që Laçi është i vetmi ekip që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes për këtë kampionat.
Trajneri Artan Mërgjyshi ka folur në lidhje me sfidën dhe me ecurinë e ekipit të tij. Numri një i pankinës së Laçit, tha se ekipi duhet të ketë seriozitet maksimal dhe se duhet të vazhdojë të tregojë siguri. Gjithashtu Mërgjyshi shtoi se në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta dhe ekipi duhet të jetë i përgatitur për çdo rezultat.
“Çdo ndeshje vlen tre pikë dhe këtë ia kemi bërë të qartë edhe djemve. Nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin tonë . Çdo ndeshje duhet marrë me seriozitetin maksimal, ashtu siç kemi vepruar deri tani. Do të hymë si çdo ndeshje për të marrë maksimumin, por futbolli i ka të tre rezultatet brenda, kështu që në duhet të jemi të përgatitur për të mos gabuar dhe gabimi duhet të vijë sa më vonë.”
“Nuk na ka falur njeri asgjë, por e kemi merituar dhe duke vepruar siç kemi vepruar deri tani, duke punuar në këtë formë, rrugën e kemi të hapur përpara. Duhet të vazhdojmë kështu, por asgjë nuk bëhet me siguri në futboll, sepse siguria më e mirë në futboll janë puna dhe serioziteti dhe shpresoj të jemi në këtë rrugë deri në fund.”