Oto Xhon: Pikët do të vijnë nga golat e mi, por rëndësi ka suksesi i skuadrës

Skënderbeu edhe këtë edicion ka hedhur kandidaturën për vendet e para. ndonëse korçarët pësuan shumë ndryshime në verë, duke nisur që nga stoli, ku Shehi mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Dajës. Një pjesë e madhe e lojtarëve u larguan, por sërish afrimet e bëra deri më tani kanë bërë mjaft mirë.

Juglindorët afruan në skuadër të gjithë ata lojtarë që ikshin huazuar, një prej të cilëve ishte dhe Oto Xhon. Sulmuesi, i cili bëri mjaft mirë në Kosovë edhe në Superiore ka mundur që ta gjejë tre herë rrugën e rrjetës. Në ndeshjen e radhës me Kamzën, nigeriani beson se do ta ndihmojë skuadrën me golat e tij,m por thekson se mbi të gjitha e rëndësishme është që ekipi të ketë sukses.

“Për një futbollist është gjithnjë e rëndësishme që të kapë momentin. Nuk të vjen shumë herë rasti që të tregosh veten. Në momentin që ti do jesh në fushë duhet të tregosh se sa vlen dhe për mua ky është shansi. Ndaj Kamzës ne do të kërkojmë vetëm 3 pikët do të vijnë dhe nga golat e mi, por e përsëris se është në plan të dytë, kjo për shkak se në planin e parë është që skuadra të ketë sukses”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online