Mbrojtësi i majtë i Mançester Sitit, Benzhamin Mendi, nuk po kalon një javë të qetë. Francezi është dëmtuar sërish dhe pritet të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë jashtë fushave. Por, një tjetër problem i ka ardhur nga gjykata e rrethit të Mançesterit.
Ditën e djeshje, gjykata vendosi pezullimin e patentës së futbollistit për një periudhë 1-vjeçare, pasi automjeti në pronësi të Mendit është kapur nga kamerat duke kaluar kufirin e shpejtësisë në katër raste të ndryshme, të gjitha këto brenda një muaji.
Mendit nuk i mbetet gjë tjetër përveç se të punësojë një shofer dhe të jetë i durueshëm derisa t’i kthehet përsëri patenta.