Mendesh dhe motra e Ronaldos sulmojnë UEFA-n: Qesharake dhe e turpshme!

Luka Modriç u nderua dje në Monako me çmimin “Lojtari i Vitit”, por jo të gjithë janë pajtuar me vendimin për t’ia dhënë këtë çmim kroatit, i cli fitoi Championsin dhe arriti deri në finalen e Kupës së Botës. Edhe pse Ronaldo nuk është se mbeti “thatë”, pasi portugezi ishte votuar si sulmuesi më i mirë i edicionit të shkuar, ai nuk ishte në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.

Edhe pse vetë CR7 nuk ka reaguar kanë ardhur kritikat e para në drejtim të UEFA-s. menjëherë pas dhënies së çmimeve ka qenë menaxheri i lojtarit Jorge Mendesh i cili ka deklaruar se kjo është e turpshme dhe qesharake: “Futbolli luhet në fushë, aty ky Kristiano fitoi gjithçka. Nuk duhet harruar që Ronaldo e mori Realin pas shpine dhe fitoi sërish Championsit duke shënuar plot 15 gola. Kjo është qesharake”.

Po ashtu në “Instagram” ka reaguar dhe motra e 33-vjeçarit, e cila ka zgjedhur shifrat për të treguar se vëllai i saj është më i miri, duke vënë në dukje se në krahasim me Modriç ai është shumë lart dhe se kroatit i duhen shumë ndeshje për të arritur numrin e golave që bën lojtari i Juventusit në një sezon të vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online