“Rikthim në shtëpi”, grupi H ka takime interesante

0

Edhe pse këtë edicion grupet në Champions League duken të ekuilibruara dhe është vështirë për të vënë gishtin se kush mund të quhet grupi i “ferrit”, sigurisht që grupi H tërheq shumë vëmendje. Juventus, Mançester Junajtit, Valencia dhe Jang Bojs do të diskutojnë kualifikimin për në raundin me eliminim direkt.

Kristiano Ronaldo u transferua në Torino vetëm e vetëm që të ndihmonte “Zonjën e Vjetër” që të fitonte Ligën e Kampionëve, por rruga e tij kalon nga Anglia, aty ku dhe hodhi një hap të rëndësishëm në fillimet e karrierës së tij. Në anën tjetër, në kampin e “djajve të kuq” është Pol Pogba, i cili po ashtu do të zbarojë në Torino. Edhe pse këtë verë u përfol se mesfushori francez mund të rikthehej në Itali diçka e tillë nuk ndodhi. T% dy duket se do të kthehen tek e shkuara, por vetëm për 90 minuta.

Interesant duket dhe takimi mes CR7 dhe trajneri Zhoze Murinjo, gjithnjë nëse ky i fundit reagon me Junajtin, pasi klima nuk është e mirë dhe një divorc i parakohshëm nuk përjashtohet. Një grup intrigues, por me vëmendjen më të madhe që e tërheqin Juventus dhe Mançester Junajti, më shumë prej protagonistëve të tyre…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.