Konfirmohet ndalimi nga zyrtarët e Kukësit, gjithashtu e konsiderojnë si presion të Federbet ndaj Kukësit, që Kukësi të mos ngrijë padi ndaj tyre Që Kukësi do të ngrejë padi ndaj Federbet kjo nuk është një gjë e re dhe me shumë gjasa do to të ndodhë pasi është plotësuar dosja dhe kanë nisur kontaktet me organet ligjvënëse në Belgjikë.
Ngjarjet e ndodhura në Austri, i kanë turbulluar ujërat shumë, duke shtuar dyshimet se “Federbet” tashmë nuk ka aluduar në ajër. Menaxheri i skuadrës, Naim Halili, i cili ishte dhe një nga të cilët është pyetur rreth kësaj çështje nga autoritetet, fillimisht ka thënë se policia ka sekuestruar celularët disa nga lojtarëve: “Po, u kanë sekuestruar telefonat disa futbollistëve. Policia kërkoi vetëm celularët. Meqë ata e deshën kështu, le të bëhet ”. Aparatet telefonik konsiderohen nga policia vjeneze si mundësi për të gjetur prova që vërtetojnë aludimet e tyre për paracaktim të rezultatit të ndeshjes. Lojtarët janë detyruar që të udhëtojnë drejt Moldavisë pa mjetet e tyre telefonike.
Çfarë do të bëjë Kukësi tani? Halili tregon se do të ndërmerren hapat ne radhës për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin e Kukësit: “ Do të marrim avokat, për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin e Kukësit. Fakti që ne do të denoncojmë “Federbet”, ata bëjnë presion që ne të mos shkojmë në gjyq”, përfundon menaxheri i skuadrës.
Një muaj i ngarkuar së tepërmi për sa i përket përballjeve të Kukësit me organet ligjvënëse, sepse pas çështjes “Alla”, “Federbet”, tashmë është dhe përballja me policinë austriake.
Kukësi “i qetë”: Të hapur për hetim! Kampionët e kanë luftën me “Federbet”-in, këmbëngulin se gjithçka do ta zgjidhin në mënyrë ligjore Verilindorët kanë reaguar zyrtarisht për ndalimin e disa futbollistëve të tyre, përmes sajtit zyrtar. Zyra e shtypit të klubit verilindor hedh poshtë deklaratat se lojtarët kanë bërë “rezistencë” ndaj forcave të policisë austriake, por kanë vepruar sipas këshillimit të avokatit të klubit.
Edhe pse avokati i klubit, Arsen Selmani, nuk ka qenë pjesë e delegacionit të Kukësit në Austri, duket se është kontaktuar menjëherë pas ndalimit të autobusit për t’u konsultuar për veprimet që duhet të kryenin lojtarët dhe stafi i Kukësit. Ndër të tjerash nënkuptohet se e gjithë kjo rrëmujë i “faturohet” Federbet-it, kundrejt të cilit tregohet mjaft i prerë që do të marrë hapa ligjor, për të treguar të vërtetën. Situatë nuk është aspak e qetë, megjithatë në Kukës janë gati që të përballen me të vërtetën dhe e kërkojnë atë sa më parë në mënyrë ligjore.
“Klubi i Kukësit reagon në lidhje me situatën e krijuar rreth ekipit dhe qartëson të gjithë opinionin publik në lidhje me tymnajën e përhapur, me ose pa qëllim. Skuadra kampione e Shqipërisë deklaron publikisht se është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, të çdo lloj organi. UEFA është e hapur të hetojë ndeshjet tona dhe jemi të prirur për të bashkëpunuar me to. Në lidhje me episodin e djeshëm, njoftojmë që disa nga lojtarët tanë janë vendosur para një kontrolli nga policia austriake. Në lidhje me marrjen e celularëve të lojtarëve dhe “mospranimin e tyre”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit.