“E dinim që ishte e vështirë, pasi me kombëtaren s’ka ndeshje të lehta. Duhet të përgatisim sfidën ndaj Maqedonisë. Jemi të kënaqur dhe trajneri Panuçi na ka thënë se duhet të ruanim qetësinë, pasi janë 90 minuta. Ashtu sikurse mund të shënojmë 10 minutat e para, mund të shënojmë në fund”. Në Strumica, priten sjellje armiqësore ndaj Shqipërisë… nga tifozët maqedonas: “S’duhet ta mendojmë, ta kemi vetëm te takimi mendjen, pra në fushë”. Rasti i humbur: “U mendova, mendova ta gjuaj me të majtën, pastaj me të djathtën”. Merkato dhe qëndrimi në Serinë A, me Beneventon: “Mezi e pres. Kisha tre muaj që nuk luaja”.