Pas Kushtrim Lushtakut, i larguari i dytë nga Kukësi zyrtarisht do të jetë mbrojtësi Rexhep Memini. Durrsaku ka dhe një sezon kontratë me Kukësin, por udhëtimi i tij me Kukësin do të ndalet këtu.
Në ditët në vijim palët do të ulen për herë të fundit dhe më pas lojtari do të tërheqë dokumentacionin, edhe pse duket gjithçka e zgjidhur paraprakisht, me të dyja palët që pajtohen me këtë zgjedhje. 22-vjeçari u shpall kampion me Kukësin, duke u aktivizuar në 12 ndeshje, 8 prej të cilave nga minuta e parë.
Lojtari nuk është në planet e klubit dhe tashmë ai duhet të mendojë për skuadër tjetër, ku të vijojë karrierën e tij. Një zgjedhje konsensuale, pse jo dhe e drejtë për të dyja palët. Me verilindorët, Memini arriti që të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm, çka nuk është pak për një të moshës së tij.