Memelli: Do ishte vrasëse të linim pikë sot, pyesni presidentin nëse…

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, ishte shumë i kënaqur me lojtarët e tij, duke treguar dhe një herë se ka besim se skuadra bardhezi mund të arrijë zonën europiane. Numri një i stoli kurbinas u shpreh në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” se sot e priste një ndeshje kaq të vështirë.

PËRBALLJA – “Kastrioti po luan mirë nga java në javë dhe ka ekuilibra brenda saj, me elemente të rinj dhe me eksperiencë. Gjykoj se do ti krijojë vështirësi çdo kundërshtari. E dinim se kishim para një skuadër të vendosur mirë dhe respekte për kolegun Nica, i cili ka bërë një punë shumë të mirë. Dinim se kundërshtari do të mbrohej me 9 apo 10 veta, Goli vonoi dhe lojtarët ishin në presion të rezultatit, pasi është vrasëse të lësh pikë me Kastriotin. Nuk ishim të vendosur mirë në momentin e pësimit të golit, por në 10 minuta e fundit ndryshova skemën në 3-5-2. Morëm 3 pikë me shumë vlerë sot.”

FITORJA – “Unë e kam thënë dhe e përsëris, detyra ime është të bëj maksimumin për atë që më është caktuar. Duhet të pyesni presidentin nëse do të vijoj si trajner i parë. Unë do të bëj më të mirën dhe maksimumin për skuadrën në çdo moment, pasi projekti ynë është që të shkojmë sa më lart. Ishte një fitore e vyer dhe u sugjeroj lojtarëve dhe skuadrës të përqendrohen në maksimum në çdo ndeshje të radhës. Dua t’i falënderoj pasi kanë dhënë maksimumin dhe tani shohim ndeshjet e radhës.”

OBJEKTIVI – “Lufta për Europë dhe për titullin është shumë e fortë. Janë 6 skuadra që pretendojnë. Unë dua t’i marr maksimumin skuadrës për sa kohë jam këtu. Në këndvështrimin tim, lojtarët që kam janë më të mirët, por ka vend për përmirësim javë pas jave. Në këto 4 javë kemi bërë maksimumin dhe kështu do të bëjmë edhe në vijim. Kur të ngjeshet nga fundi kampionati do të jetë e vështirë, për çdo skuadër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online