Mema: Tirana ka boll halle, ata që u futën në fushë donin të na dënonin!

“Prisja fitoren në këtë ndeshje. Ekipi i ka pasur mundësitë për të fituar ndeshjet. Po presim në çdo ndeshje dhe e përgatisim çdo takim për ta fituar. Fitorja për mua është e shenjtë. Mënyra se si e përgatis lojën nuk është barazimi, që ta kem si kusht në vetvete për të arritur që ekipi të mos mundet. Kemi menduar gjithnjë për të punuar dhe për ta fituar ndeshjen. Është gjë tjetër se si shkon loja”, kështu e nisi konferencën e sotme për shtyp trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Ai foli për takimin e radhës me Luftëtarin, incidentet që ndodhën pas takimit me Kukësin, por edhe për ngjeshjen e kalendarit, të dëmtuar dhe gjithçka ndodh te Tirana gjatë kësaj periudhe.

LUFTËTARI – “Luftëtari është një rival direkt, pasi jemi me pikë ngjitur. Është një ekip shumë i forte dhe që di të luajë në fazën e sulmit, pra të sjell probleme. Duhet të përgatitemi mirë për këtë pjesë. Mendoj se kemi një mundësi për të pasur ekipin në ekuilibër dhe për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Mema.

KALENDARI – “Që kur kam ardhur, të gjitha ndeshjet i kam zhvilluar jashtë dhe vetëm një takim e kam luajtur në shtëpi. Sërish vijoj me ndeshjet jashtë. Më pas do të vijnë ndeshjet e forta me Skënderbeun e Partizanin. Ka qenë një fazë e dytë shumë e fortë, ka pasur problematikat e veta, pasi ka tjetër specifike për ta përgatitur ekipin kur luan në transfertë. Jemi përgatitur për këtë pjesë, pasi ndryshe përgatitet një ndeshje në transfertë”.

INCIDENTET NË FUNDIN E NDESHJES – “Më shumë ka ndikuar tek unë, sesa te lojtarët. Jo se ata nuk janë sensibël, sepse nuk ka futbollist që do të luajë pa tifozë, pasi di të ishte ndeshje pa tifozë nëse do të luhej pa ta. Një papërgjegjshmëri e disa personave aty sjellin dhe këto shqetësime njëra pas tjetrës. Nuk e di, por deri tani kam qenë pak i qetë dhe bashkëpunues e të negocioj me tifozët. Duhet të negociohet, por unë nuk kuptoj diçka. Vijnë tifozë dhe duan të rrihet Tirana, kjo më lë shumë pikëpyetje nga pas. Ata nuk janë tifozët e Tironës. Tirana ka boll halle, por i duhet të mbajë mbi shpinë dhe këto 10 apo 20 persona që nuk i kuptoj. Pjesa e stjuartëve duhet ta bënin punën më mirë, pasi nuk duhet t’i linin tifozët të futeshin në fushë”.

“Nuk dihej me çfarë synimi u futën në fushë. Pas ndeshjes u kuptua se donin si e si që Tirana të dënohej. Kjo nuk është hiç e mirë dhe klubi duhet të marrë masat, po ashtu dhe Ministria e Brendshme dhe stjuartët. Nuk mund të futet tifozi pas ndeshjes dhe t’u thotë që të hiqni fanellën. Dikush dhe mund ta kishte goditur lojtarin dhe dënimi është 2-4 javë. Po sikur të godasin lojtarin kundërshtar dhe të fitojë kundërshtari ndeshjen në tavolinë. Për çfarë ta bëjmë punën gjatë javës ne. Ne nuk mund ta kuptojmë dot ndryshe”.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE – “Nëse do të bësh një kronologji të ndeshjeve, kemi pasur mundësi nga më të ndryshmet për të fituar. Trajneri të çon te porta, nuk e bëjmë golin ne, as unë, as ti. Aspekti psikologjik është frenues te lojtarët, sidomos në pozicionin ku ndodhet Tirana. Lojtarët humbin përqendrimin para portës, ngaqë nuk besohet shumë te vetja. Duhet ta ndalojmë këtë dhe kjo është biseda që kam bërë me futbollistët. Duhet të shkojmë me përqendrim maksimal para portës. Tirana i ka pasur të gjitha mundësitë për t’i fituar ndeshjet. Këtë nuk e them unë, por e thonë ndeshjet e luajtura. Ju më thoni çfarë zgjidhje ka dhe unë ju them se duhet të punojmë shumë para portës për të zgjidhur situatat e lojës dhe ndeshjet. Ne kemi pasur mundësi nga më të ndryshmet edhe në pjesë të parë. Është në punë në vazhdimësi, nuk vjen me punën e bërë sot apo nesër. Mendoj se një fitore do e lironte ekipin goxha”.

PUNA MË E MADHE – “Kemi pasur punë të gjithanshme, sepse ditën e parë e kam gjetur ekipin të ngarkuar. Ndryshimi i trajnerit mund ta ketë sjellë këtë. Ai ka punuar shumë mirë te Tirana, por secili ka këndvështrimin e vet se si i sheh gjërat në futboll. Aspekti psikologjik ka qene puna jonë kryesore gjatë gjithë kohës. Por edhe aspekti tekniko-taktik, se si e shoh unë futbollin, apo si do manovroj ka qenë një aspekt i punës”.

INFERMIERIA – “Turtulli është rikthyer në stërvitje, Blazhevski akoma jo. Sulmin e kemi të modifikuar, nuk kemi një pykë. Që nga fillimi e kemi të modifikuar. Kërçiku po rikuperohet dhe them se pas pushimit do të jetë gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online