Mema: Tirana duhet të shkojë aty ku i takon, merkato…zhgënjyese

Tirana i mbylli dy fazat e para në vendin e shtatë, në kuotën e 17 pikëve. Ekipi bardheblu nuk ka qenë brenda pritshmërive, teksa largoi dhe trajnerin Ze Maria, si pasojë e rezultateve. Në krye të 24 herë kampionëve, prej kohësh është në krye, Ardian Mema. Tekniku, ka folur për “Supersport”, duke analizuar ecurinë e ekipit të tij dhe duke folur dhe për merkaton e raportin që ai ka me drejtuesit e klubit.

EKIPI – “Ka qenë një periudhë e vështirë nga momenti që e kam marrë ekipin. Kemi pasur goxha oshilacione si ekip. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse duhet të ndodhte përshtatja midis meje dhe lojtarëve dhe anasjelltas. Kemi zhvilluar disa ndeshje të mira, por që nuk na dhanë rezultatet pozitive. Këtë vit besoj se do të ndryshojë disi, sepse lojtarët e kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë. Tirana ka qenë gjithmonë pjesë e elitës dhe nuk duhet të mbesë e tillë vetëm në letër, por duhet të jetë një ekip që të shkojë aty ku i takon.”

MERKATO – “Nuk ka rezultuar ndonjë lojtar i lirë dhe i mirë që mund të vijë te Tirana. E kam thënë edhe më parë që emergjenca nuk të bën mirë. Nuk mund të bësh zgjedhje emergjente, sepse mund të gabosh. Shpresoj të kemi fat dhe të dalë ndonjë lojtar, aty ku mendojmë ne që do të na shërbejë”.

RAPORTI ME DREJTUESIT – “Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë krerët e klubit. Kam marrëdhënie pune, pasi puna është e para dhe marrëdhëniet e tjera ndërtohen në bazë të punës. I falënderoj, sepse më kanë ndihmuar shumë. Bashkërisht shpresoj ta shohim Tiranën sa më lart”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online