Mema me dhimbje koke, konfirmohen dy mungesa për ndeshjen me Teutën

Ardian Mema ende nuk e ka shijuar fitoren e parë si trajner i Tiranës, megjithatë skuadra ka ndryshuar disi dhe po reagon në fushën e lojës. Trajneri bardheblu e ka pranuar se ka ardhur në një moment të vështirë, por situatën po e rëndojnë akoma dhe më shumë dëmtimet që i janë bërë makth.

Ndeshja e radhës për 24-herë kampionet e vendit është ajo me Teutën, e cila do të zhvillohet në Shijak, kjo pasi tapeti në stadiumin “Niko Dovana” po ndryshohet. Synimi i Tiranës është që të bëjë kthesën, kjo për faktin se gjendja e pikëve është e vështirë dhe tani edhe Luftëtari i ka arritur në klasifikim.

Dejan Blazhevski dhe Marvin Turtulli nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kësja jave, pasi që të dy po vuajnë nga disa probleme fizike. Sulmuesi është dëmtuar që në ndeshjen me Laçin në Tiranë, ndërkohë që dhe mbrojtësi ka shfaqur shqetësime fizike gjatë kësaj jave.

Stafi ka menduar që të mos rrezikojë me maqedonasin, i cili vijon me terapinë, por do dhe pak kohë që të jetë plotësisht gati. Po ashtu edhe për Turtullin është këshilluar nga stafi mjekësor që të lihet pushim këtë javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *