Momenti i duhur, si për Tiranën ashtu edhe për Skënderbeun. Bardheblutë duhet të kthehen te fitorja, pasi ia kanë harruar shijen që kur mundën Kastriotin në Fushë-Krujë. Pikët maksimale janë domosdoshmëri në kushtet ku ndodhet skuadra e drejtuar nga Ardian Mema.
Nga ana tjetër edhe për Skënderbeun është momenti i duhur për të marrë kreun. Humbja e Partizanit i motivon bardhekuqtë për të luftuar fort për tre pikët. “Mëkati” më i madh është se kjo ndeshje do të luhet pa praninë e publikut.
Për të kaluar te formacionet, Mema pritet t’i besojë Edon Hasanit sulmin. E ka bërë edhe më parë diçka të tillë. Rikthehet Daja në mesfushë, ndërkohë që e ka pësuar Kobinah. Nga ana tjetër Skënderbeu është ai i zakonshmi, me modulin 4-3-3 dhe me të vetmen dilemë për lojtarin që do e nisë titullar në sulm. Janë përzgjedhur edhe arbitrat për këtë ndeshjes. Juxhin Xhaja do të jetë kryesor, kurse asistentë të tij Ermal Barushi dhe Dojando Myftari.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
E shtunë, më 24 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
TIRANA-SKËNDERBEU
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Mauexhe, Daja, Sentamu, Greca, Hasani. Trajner: Ardian Mema
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demta, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
GJYQTARË:Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Dojando Myftari, Kridens Meta
DELEGAT: Lysien Nurishmi; VËZHGUES: Albano Janku