Ardian Mema, pas barazimit me Luftëtarin, u shfaq i kënaqur vetëm për pikën e marrë dhe golin e shënuar në fund nga Kobina. “Ashtu si erdhën gjërat, jam i kënaqur me rezultatin. Ndeshja s’më pëlqeu, ekipi ishte i shthurur. Më pëlqeu goli në fund, pasi reaguam. Ishte një mësim për ne në vazhdimësi Luftëtari pati mundësinë të dyfishonte, edhe ne humbëm raste. Edhe me një pikë sot jam i kënaq”, tha Mema në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Pësimi i golit ndikon te skuadra. Fola me lojtarët dhe kërkova të ruhej qetësia dhe pozicionet në fushë. Goli nuk vjen me zor. Duhet të vazhdojmë sipas planit që bëjmë gjatë javës. Kjo do më vlejë mua për në vazhdimësi”.
“Reparti sulmit? Nuk është se nuk kisha sulmues. Kobinën e përdora sot, herët e tjera çoj Hasanin pranë Ngo. Muçi ka pasur një problem këtë javë, do ishte mirë të ishte në pankinë”.
“Falë për shtyrje në fillim. Shpesh herë lojtarët duan të bëjnë më shumë se u takon. Nuk ishte vetëm Ngo me probleme, por të gjithë lojtarët. Tirana nuk bëri lojën e vet, atë që kemi bërë në takimet e fundit”.
“Objektivi? Hiç dorë nga këto pyetje, se m’i ke bërë javë për javë. Ju jam përgjigjur vazhdimisht, e kam thënë që dua të shkëputem nga zona e ftohtë dhe t’i shohim ndeshjet një nga një. E kam thënë, përgjigjem si Ard. Nuk flas si klub, aty mund të mendojnë të dalin në Champions. E njeh forcën e ekipit. Po luftojmë të shkëputemi nga zona e ftohtë dhe të shohim më sipër.