Skuadra e Leister Sitit ka humbur shërbimet e Herri Meguajer, pasi Mançester Juanjtid ka paguar 80 milionë paundë për shërbimet e gjigantit anglez. Largimi i mbrojtësit nga “Dhelprat” ka bërë që drejtuesit e klubit të nisin menjëherë punën për të gjetur pasuesin.
Sipas mediave britanike, Leister ka bërë një ofertë zyrtare për Luis Dunk, mbrojtësin e Brajton. Sapo ky lajm është publikuar, tifozët e Leister nuk e kanë pritur mirë, pasi Dunk nuk është ndonjë emër shumë i njohur dhe shifra që pritet të paguhet për të duket qesharake.
Megjithatë, disa tifozë mbeten optimistë, pasi dhe kur Meguajer erdhi para dy sezonesh nga skuadra e Hull Sitit, nuk ishte ndonjë emër i njohur. Transferimi i Meguajer pritet të lëvizë shumë gjëra në Premier.