Të gjithë tifozët e Fiorentinës janë kuriozë të shohin ekipin që do të ndërtojë Roko Komiso. Ambiciet e presidentit të ri janë të mëdha. Ideja e fundit e tij quhet Mario Baloteli.
Sulmuesit italian i përfundon kontrata me Marsejën ditën e fundit të qershorit dhe del një lojtar i lirë. Synimi i tij i madh është Europiani 2020 dhe po tenton rikthimin në Serie A për t’i mbushur mendjen Roberto Mançinit.
28-vjeçari shënoi 8 gola në 25 ndeshjet e sezonit të fundit. Edhe Parma është në garë për shërbimet e tij, por Fiorentina e intrigon më shumë. Baloteli kërkon një rrogë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe Komiso është gati t’ia plotësojë kërkesat lojtarit dhe t’i dhurojë një emër si Super Mario trajnerit Montela.