Edhe pse me Antonio Konten në stol, Çelsi fitoi titullin kampion në edicionin 2016-’17, tifozët e skuadrës duket se janë dashuruar me lojën e Mauricio Sarrit. Muajt e parë në krye të stolit, i kanë mjaftuar trajnerit që të fitojë simpatinë e mbështetësve blu.
Klubi londinez vazhdon “të flasë” italisht, por ndjesia ndryshon. Kjo jo vetëm prej faktit se Konte e la skuadrën në vendin e dhjetë, rezultati më i dobët i regjistruar në 21 vitet e fundit, ashtu si me Gus Hidink. Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit, nuk arriti të hynte asnjëherë në zemrat e tifozëve.
Mbështetësit në “Stemford Brixh” e kanë të qartë ndryshimin: “Konte ka vetëm një objektiv në kokë, e thënë ndryshe të fitojë. Ndërsa me Sarrin, përveç rezultatit, ka rëndësi edhe loja e bukur”.
Të tjerë pranojnë se “Sarri është personi i duhur për rritjen e skuadrës në të gjitha aspektet”. Ish-trajneri i Napolit dhe njeriu që evidentoi Elseid Hysajn në Serinë A, ka besimin e plotë të tifozëve të Çelsit.