Më parë i gëzohej stimulimeve të Luis Suarez! Sulmuesi bën teatër për penallti, acarimi i Ter Stegen

Barcelona është duke u përballur kundër Atletico Madrid në “La Liga” dhe kjo është sfida që ka gjithë vëmendjen në Spanjë. Një ndeshje që shijon si finale e parakohshme teksa ekipi i Simeones ndodhet në vendin e parë me dy pikë më tepër.

Pjesa e parë është duke u mbyllur në shifrat 0-0 dhe në minutën e 37 ishte Luis Suarez që kërkoi të fitonte penallti duke aktruar. Duke u përpjekur që të kapi topin në ajër për ta devijuar në rrjetë me kokë, ishte Ter Stegen që shkoi më përpara duke e larguar me dorë.

Por Luis Suarez do të binte menjëherë në tokë për të pretenduar kontaktin. Kjo e ka acaruar ish-shokun e tij të skuadrës, Ter Stegen, që është konfliktuar verbalisht me sulmuesin uruguaian. Dikur lumturohej prej stimulimeve të tij, por sot janë rivalë për titull dhe gjithë miqësia e dikurshme harrohet… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online