E fitojnë teksa ishin duke bërë nxehmjen për të hyrë në fushë, Bayern është kampioni i Bundesligës për vitin e 9 radhazi

Bayerni i Mynihut ka fituar titullin kampion pa hyrë në fushën e blertë. Bavarezët kërkonin fitoren në takimin që do të zhvillojnë në pasditen e sotme kundër Mounchegladbach për ta mbyllur matematikisht Bundesligën për vitin e 9 radhazi. Por dhurata më e bukur i ka ardhur nga Dortmundi.

Këta të fundit kanë mundur Leipzig me shifrat 3-2. Pas kësaj fitore, Leipzig mban vendin e dytë me 7 pikë larg Bayern kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Pra edhe matematikisht bavarezët janë shpallur kampion pa qenë nevoja që të fitojnë me patjetër në ndeshjen e pasdites së sotme. Dominim absolut i nisur që nga sezoni 2012-2013 dhe që duket se nuk do të njoh fundin për një kohë të gjatë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online