Dikur e refuzonte dhe priste kthimin te Shqipëria mes shqiponjës! “Zhduket” Elvis Kabashi, humbet te Renate

Emri i Elvis Kabashit është dëgjuar shumë herët në Shqipëri dhe përshtypja e krijuar nuk është më e mira e mundshme. Në kohën që të gjithë e kërkonin mesfushorin në fjalë do të vinte letra e drejtuar për Shqipërinë se Kombëtarja nuk duhet ta thërriste më pasi ishte duke pritur Italinë.

E gjitha kjo çështje do t’i ngarkohej më pas si përgjegjësi e menaxherit të lojtarit që kishte ndërtuar gjithçka pa dijeninë e Kabashit. Kjo është e shkuara dhe mesfushori u rikthye që të bënte bujë në media me mënyrën sesi shpërtheu në këtë sezon të ri.

Për më tepër mediat në Itali raportuan se trajneri Reja ishte duke e ndjekur Kabashin për ta marrë te Shqipëria. Renate ndodhej në vendin e parë dhe shumë prej golave të saj vinin nga Elvisi që zgjidhte t’i festonte realizimet e tij me shqiponjë. Por në këtë moment mesfushori ka hyrë sërish në “gjumin letargjik” teksa ka 16 ndeshje pa shënuar dhe Renate ka humbur shumë terren, duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes që e dërgon në “Play-Off”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online