“Më ofruan 3.5 miliardë euro që të favorizoja Superligën”! Ceferin shokon për prapaskenat e futbollit: Kam mbrojtur vras.ës në 24 vite, por kurrë si këto 2 vite të futbollit

0

Është ende i freskët kujtimi i krijimit të Superligës Europiane. Futbolli rrezikoi që të hidhej në erë nga dëshira e disa klubeve më të pasura në Europë që kërkonin të rrisnin më tepër të ardhurat e tyre.

Në një rrëfim ndryshe, si kurrë më parë dhe gati shokues, presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka treguar gjithçka nga prapaskenat. Madje slloveni arrin deri aty aq sa shprehet se krijuesit e Superligës i kanë ofruar një sasi të konsiderueshme parash vetëm që të heshti dhe të pranoi vendimin e tyre.

E si për ta përmbyllur rrëfimin, Ceferin ka thënë në “HRT” se nga 24 vite që ka bërë si avokat në profesion, ku ka mbrojtur shumë vras.ës, nuk ka takuar njerëz më të dyshimtë se ata të futbollit.

“Superliga Europiane? Ky do të ishte fundi i futbollit në Evropë, do të thoshte një katastrofë për të gjithë piramidën dhe e dija që ne duhet ta parandalonim këtë. Në fillim nuk e dija si sepse isha shumë i zemëruar. E dija se duhej të veproja sa më agresivisht të ishte e mundur, sepse supozohej të hiqej vendimi brenda 48 orëve. E dija se isha në buzë gremine: ose biem ne, ose shkatërrojmë Superligën”. Slloveni kujtoi momentin kur mori vesh lajmet për Superligën dhe kur udhëtoi me futbollistin legjendar kroat, Zvonimir Boban.

“Desha ta prezantoj Bobanin në kongres dhe prandaj shkuam në Zvicër bashkë, ai ishte në makinë me mua kur ndodhi gjithçka. Boban ka shumë përvojë në futboll, ai di gjithçka praktikisht, por nuk ishte aq e rëndësishme kjo pjesë sa ishte e rëndësishme që ishte pozitiv që në momentin e parë. Sikur të kisha dikë në makinë për tetë orë që rënkonte e qante se do të humbnim gjithçka, do të dështonte futbolli… Përkundrazi, ai u tregua optimist që në momentin e parë dhe tha: “Vë bast me një darkë se do i rrëzoni për dy ditë. Edhe unë vura bast dhe nuk e kam paguar ende darkën.

Më kanë kontaktuar më pas njerëz afër Superligës. Më thanë: “Po sikur të të japim 3.5 miliardë euro dhe ti ta bësh për ne?”.. Thashë se ishte dikush i çmendur! Ose ata apo unë? Unë nuk e bëra, kështu që ata nuk kanë telefonuar që atëherë. Të paktën do të jemi të qetë edhe për 10 vitet e tjera, të jeni të sigurt. Në 24 vite si avokat, kam mbrojtur shumë vra.sës, por kam takuar më pak njerëz të dyshimtë atëherë, sesa në këto dy vite në futboll”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.