“Ndaloi aksionin e rrezikshëm me karton dhe markoi një gjigant”! Murinjo duartroket Kumbullën: E bëri punën edhe një minutë, merita për të!

Marrëdhënia mes Murinjos dhe Kumbullës duket se po sheshohet dhe mes tyre janë lënë mbrapa historitë e shkuara të “urrejtjes”. Mbrojtësi shqiptar ia fitoi disi zemrën trajnerit edhe me vetë reagimin në kohën kur u kryqëzua padrejtësisht, duke u dërguar në tribunë dhe mbajtur mbi shpinë më tepër përgjegjësi se duhej pas ndeshjes ndaj Bodo Glimt.

I vetmi që nuk e ngriti zërin nga të tjerët, por i heshtur dhe me kokën ulur postoi në rrjetet sociale duke thënë se duhej të punonte shumë për t’u përmirësuar. Murinjo nisi t’i besonte më tepër dhe në ndeshjen e fundit kundër Torinos do të hynte në minutën e 93 të takimit, për të luajtur dy minuta.

Vetëm pak sekonda i duheshin Kumbullës për të marrë një karton të verdhë, ndërsa kishte hyrë në fushë me misionin e veçantë për të markuar portierin gjigant të Torinos, Milinkovic Savic, 2 metra i gjatë. Pikërisht për këtë profesionalizëm të madh që e karakterizon Kumbullën, Murinjo kishte shumë vlerësime për të para ndeshjes me Bolonjën.

“Roma ka nevojë për një mentalitet të fortë, një grup të fortë. Një grup që dëshiron të luajë mirë. Meritat u shkojnë lojtarëve, për ata që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diaëarës që luajti vetëm disa minuta, që punon shumë gjatë javës, ndërsa ato pak minuta i shfrytëzon me profesionalizëm.

Meritat shkojnë për raste si te Kumbulla që hyn për të luajtur për disa minuta dhe merr kartonin e verdhë për të ndalur një lojë të rrezikshme, ai thyen aksionin, duke markuar Milinkoviçin që është një gjigant. Ai e bën punën e tij për një minutë, por del i lumtur për atë që ka bërë për ekipin. Më shumë se roli, taktika, puna ime, më shumë se formacionet, meritat i shkojnë lojtarëve, mentalitetit dhe grupit”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online